E pabesueshme, 60 mijë tifozë të Liverpoolit në Paris! – Indeksonline.net

0
174

Parisi pritet të numërojë numër rekord të tifozëve të Liverpoolit. Mediat franceze raportojnë se 60 mijë fansa të Liverpoolit kanë bërë rezervime deri më tani, që përbën numër rekord.

Tifozeria e Liverpoolit do të pushtojë kryesisht sheshin “Saint Denis” të Parisit. Shumica e tifozëve të ardhur nuk do të kenë bileta për ta parë ndeshjen në stadium, por që do ta shikojnë së bashku në projektore që do të ngrihen në Paris.

Liverpooli kishter thyer rekordin me praninë e tifozëve edhe në finalet e kaluara në Kiev dhe Stamboll.

Mediat franceze shkruajn se Liverpooli do të ketë më shumë tifozë në stadium se sa Real Madridi ngase tifozët anglezë ka kohë që janë përkujdesur që të blejnë biletat nikoqire me çmime tejet të larta./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here