Kate Moss dëshmon në gjyqin Heard-Depp, mohon pretendimet e Amberit se Johnny e rrëzoi atë nga shkallët kur ishin në lidhje

0
198

Kate Moss ka mohuar pretendimet se ish-i i saj Johnny Depp “e ka shtyrë atë poshtë shkallëve”.

Supermodelja ishte një dëshmitare surprizë e thirrur nga ylli i “The Pirates Of The Caribbean” gjatë javës së fundit të çështjes së tij në gjykatë, të shpifjes prej 100 milionë dollarësh (93.5 milionë euro) kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Duke u shfaqur përmes një video-lidhjeje, Moss i thotë gjykatës se jeton në Londër, por po dëshmon nga Gloucestershire, shkruan The Sun.

Kate Moss dëshmitare virtuale në gjyqin Heard-Depp (Foto: Reuters)

Supermodelja konfirmoi se ishte në lidhje me Johnny Deppin nga viti 1994 deri në vitin 1997.

Ajo më pas mohoi akuzat e ngritura nga Heard, e cila tha gjatë dëshmisë së saj se ndihej e lidhur me modelen Moss për shkak të një thashethemi që ato kishin ndarë bashkë, ku gjasme ajo i kishte thënë se Depp e kishet shtyrë atë nga shkallët kur ata ishin në lidhje në vitet 1990.

Ajo tha: “Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para se unë të dilja, dhe kishte pasur një stuhi shiu”.

“Ndërsa dola nga dhoma rrëshqita poshtë shkallëve dhe lëndova shpinën”.

“Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje”, shtoi ajo.

“Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe më thirri kujdesin mjekësor”.

Kur u pyet nëse Depp e shtyu nga shkallët, ajo u përgjigj duke thënë: “Jo”.

Ajo vazhdoi: “Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më gjuajti apo më hodhi poshtë nga ndonjë shkallë”.

Moss shtoi se ajo kurrë nuk ka dëshmuar në një çështje gjyqësore më parë.

Johnny Depp (Foto: AFP)

Modelja u thirr për të dëshmuar pasi Heard e solli atë në dëshminë e saj duke thënë se asaj iu kujtua incidenti i dyshuar i shkallëve në vitin 2015 në apartamentin e saj në Los Angeles, kur Depp dyshohet se u përpoq të godiste motrën e saj, Whitney.

Ajo i tha jurisë: “Thjesht, në kokën time, menjëherë mendoj për Kate Moss dhe shkallët”.

Por, duke përmendur sjelljen e pahijshme të supozuar, Heard lejoi avokatët e Deppit ta thërrisnin atë si dëshmitare për të diskutuar thashethemet, të cilat janë shumë të diskutueshme.

Ekipi ligjor i Deppit mund të shihej duke përplasur me grushte dhe duke festuar pasi Heard bëri këtë pretendim.

Depp po padit Heardin për 50 milionë dollarë (40 milionë funte apo 46.7 milionë euro) për një artikull në të cilin ajo pretendonte se ishte viktimë e abuzimit.

Heard nuk e përmendi emrin e Depp në artikull, por ai pretendon se i ka kushtuar kjo pirshje e imazhit me role të humbura aktrimi.

Martesa e Heard dhe Depp zgjati nga viti 2015 deri në vitin 2016.

Por 35-vjeçarja e filmave “Aquaman” e ka paditur atë për 100 milionë dollarë (93. 5 milionë euro).

Më parë, dyshja kishin arritur një marrëveshje divorci jashtë gjykatës në gusht të vitit 2016.

Dy yjet kanë dalë përpara një jurie prej shtatë personash në Gjykatën e Qarkut Fairfax.

Çështja është në javën e fundit. Depp mund të japë dëshmi për herë të tretë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here