Ndërron jetë aktori i “Goodfellas”, Ray Liotta

0
202

Ylli i “Goodfellas”, Ray Liotta, raportohet se ka vdekur në moshën 67-vjeçare në Republikën Domenikane, derisa po xhironte “Dangerous Waters”.

Aktori legjendar, i cili gjithashtu kishte role në “Something Wild”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”, kishte xhiruar filmin e ardhshëm “Dangerous Waters” në ishullin Karaibe para se të vdiste, sipas Deadline dhe TMZ.

Ende nuk është bërë i ditur asnjë shkak rreth vdekjes së tij.

Ray Liotta (Foto: Getty Images)

Ai la pas të fejuarën e tij, Jacy Nitolo si dhe vajzën Karsen.

Vdekja e papritur e Liottas tronditi fansat teksa ai filloi një ringjallje të madhe në vitet e fundit.

Ray Liotta (Foto: Backgrid)

Por, ai ishte ndoshta më i njohur për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas”, ku luajti Henry Hill ndërsa Robert De Niro mori rolin e Jimmy Conway.

Deadline raportoi se ylli ndërroi jetë në gjumë, por nuk tha se kur dhe si, por TMZ pretendoi se nuk dyshohej për ndonjë gjë. /Telegrafi/

Ray Liotta në “Goodfellas” (Foto: Arkiv)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here