New Yorku do të shpërndajë robotë për personat e moshuar, për t’ju bërë shoqëri – qëllimi është luftimi i vetmisë

0
147

Rreth 800 të moshuar në New York, do të “jetojnë” me robotët që do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që po u shkaktohen kryesisht nga vetmia.

Shteti i New Yorkut sheh si zgjidhje robotët në “epideminë e vetmisë”, e ata janë prodhim i kompanisë izraelite Intuition Robotics, transmeton Telegrafi.

Fjala është për robotët e quajtur ElliQ, që do të shpërndahen nëpër shtëpitë e pleqve që do t’ju ofrojnë ndihmë në kontrollet rutinore – do t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve sa i përket aktiviteteve fizike, ju bëjnë shoqëri dhe gjëra të ngjashme.

Ky program para se gjithash ka për qëllim luftimin e vetmisë, që është dëshmuar si një efekt negativ në shëndetin që është më i dëmshëm sesa konsumimi i cigares apo mbipesha.

Epidemia e vetmisë është përkeqësuar dukshëm, për shkak të distancës fizike sociale dhe masave tjera të vëna si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

E roboti ElliQ është më shumë sesa një teknologji e mençur. Ky robot propozon aktivitete dhe inicon biseda “në vend se t’ju përgjigjet komandave”.

Kjo pajisje përdorë inteligjencën artificiale që kryen bisedime bazuar në të dhënat e integruara. Roboti me madhësi të një drite të tavolinës, përmban ekranin në formë të tabletit që tregon tekstin dhe ka një kokë lëvizëse. ElliQ përcjell parametrat shëndetësorë siç është pulsi dhe shtypja e gjakut, mundëson shkëmbimin e mesazheve, thirrjeve dhe ka funksion të postës elektronike.

Roboti ElliQ nuk i ndan të dhënat e përdoruesve tek palët e treta, por mund t’i ndajë informacionet për gjendjen shëndetësore të personit tek mjekët duke u dhënë një pasqyrë më të qartë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here