Bukuroshja rumune Madalina Ghenea ishte në qendër të vëmendjes në Kanë

0
106

Madalina Ghenea, aktorja dhe modelja me origjinë rumune, ishte sërish në qendër të vëmendjes në ceremoninë e mbylljes së Festivalit të Filmit në Kanë të këtij viti, duke vjedhur vëmendjen në një kreacion të guximshëm ‘sirene’ nga stilisti libanezo-italian, Tony Ward.

Fustani, i cili nxirrte në pah kthesat e brunes magjepsëse, e cila shpesh krahasohet me Sophia Loren për shkak të bukurisë dhe stilit sfidues të modës, doli të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për 34-vjeçaren.

Kaçurrelat e lëshuara, stolitë dhe sytë e theksuar, e rrumbullakosën këtë edicion magjepsës të bukuroshes rumune.

(Foto: Instagram/officialmadalinaghenea)

Aktorja që jeton në Itali, së fundmi ka qenë pjesë e filmit “House of Gucci”, ku luante pikërisht aktoren e famshme italiane, Sophia Loren.

Madalina ka marrë komplimente të shumta për dukjen dhe figurën trupore, gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Kanë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/officialmadalinaghenea)

(Foto: Instagram/officialmadalinaghenea)

(Foto: Instagram/officialmadalinaghenea)

(Foto: Instagram/officialmadalinaghenea)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here