Kasami i paaftë për të drejtuar Tetovën, shiu vërshoi rrugët, qyteti në gjendje katastrofale

0
38

Këtë pasdite Pollogu u përfshi nga shi i rrëmbyeshëm, derisa shkaktoi dëme. Në Tetovë shumë shtëpi dhe nënkalime u mbushën me ujë, ndërkaq edhe disa nga rrugët kryesore të qytetit u vërshuan.

Në disa pjesë të qytetit u raportua edhe për ndërprerje të rrymës elektrike.

“Nuk është hera e parë kjo është hera e treta e katërt që përmbytemi. -Sa herë kur ka shumë shi d.m.th. ju…? -Ne këtu jemi katastrofë! Nga se vjen kjo? -Po nuk ka ku të shkojë uji. Të mos ishte muri, nuk kishte vërshime!”

“Kishte kanal më herët, e mbyllën me mur dhe bënë digë, ja tani si liqen. Edhe dy-tre herë kështu dhe shtëpia do të bjerë. Katastrofë! … I gjithë bodrumi, rreth 1,5 m ujë brenda, oborri dhe gjithçka. Gjithçka që kishte brenda, frigoriferët, ngrirësi, gjithçka ishte në ujë, për fat makinat ishin jashtë.”

“Është dëmtuar nga uji, nuk mund të lëvizë? -Po e ka thirrur karrotrecin shoku që të vijë ta marrë sepse nuk ndizet nga uji. Ku ngeci? -Ja këtu.”

“I kemi siguruar shtëpitë, që uji të mos na futet nëpër bodrume. Na vjen nga të gjitha anët nga rr.166, nga rruga e Reçicës, nga tregu i kafshëve, andej nga lagjja 172, kjo për shkak se këtu është më gropë dhe mbushet, këtë problem e kemi me dekada, nga koha e Sadiut, Teutës, Bilallit, intervenime kemi kërkuar, masa nuk ka”.

“Në qoftë se bie shi, prap e njëjta do të bëhet! Kjo e gjitha mbushet me ujë. Ky kanalizim nuk ka kapacitet, sepse vjen nga atje, ja nga atje vjen uji këtej, te gjithëve u ka hyrë uji nëpër shtëpi”.

“Dëmet shihet se janë të konsiderueshme nëpër shtëpitë ku ka depërtuar uji dhe kjo si rezultat i… them patjetër shirave të rrëmbyeshëm, por edhe disa projekteve të cilat nuk janë realizuar komfor standardeve kjo nënkupton se kanalizimet atmosferike nuk kanë qenë të realizuara në bazë të asaj që e kërkon standardi. Jemi në koordinim do të thirrmi edhe Shtabin e Krizës dhe të shohim t’i bashkojmë forcat që sa më shpejtë të intervenojmë dhe të sanojmë problemin. Vetë situata në terren tregon që komuna aspak nuk ka qenë e përgatitur për kështu situatash. Fillimisht edhe një herë them se situatat janë të konstatuara shumë më herët nga UNDP, veçanërisht sa i përket kanalizimit atmosferik, por nuk është intervenuar”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here