Profesori nga Australia do operojë 29 fëmijë kosovarë me probleme të lindura kongjenitale

0
169

Nga kjo e diel, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitar e të Kosovës, do të qëndrojë profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekipin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale. 

Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një komunikatë për media.

Në njoftim thuhet se operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

“Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë”, thuhet në komunikatën për media.

“Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa  mjekët vendas do të kenë mundësi  të marrin përvojat  nga profesori Dewan”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Foto: SHSKUK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here