Folës kryesor në FEFSH 2022 do të jetë fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi, profesori amerikan Poll Krugman. Pjesëmarrja e tij është siguruar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut – AmÇam.
Për sfidat në periudhën pas pandemisë dhe ndërtimin e ekonomisë më rezistuese, do të flasin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Financave, Fatmir Besimi, nënkryetarja e Bankës Botërore për Evropë, Ana Bjerde, eurokomisari Johanes Han, si dhe ekspertë dhe funksionarë të vendit dhe të rajonit.
Debati dyditor në FEFSH do të përqendrohet në katër shtylla: Sfidat makroekonomike në kohë turbulente”, “Rezistencë, konkurrencë dhe bashkëpunim rajonal”, “Energji, tranzicion i gjelbër dhe infrastrukturë”, “Pas krizës – nxitës për rritje të qëndrueshme”.
Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup (FEFSH) është iniciativë e Ministrisë së Financave qëllimi i të cilit është që të mundësojë debat për politikat publike në tema relevante për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Evropën Juglindore, përmes konferencave vjetore, seminare të përkohshme dhe portal për analiza dhe komente.
Forumi ta nxisë sinergjinë e ideve dhe iniciativave të krijuesve të politikave, përfaqësuesve politikë, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim, shoqëri civile, publik akademik, sektorin e biznesit dhe ekspertët e tjerë dhe palët e prekura për përmirësim të dialogut politike në tema ekonomike dhe financiare me përfshirje kombëtare dhe rajonale.