Kevin Spacey mund të ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me akuzat për keqtrajtim seksual

0
48

Autoritetet britanike thuhet se po kërkojnë ekstradimin e Kevin Spacey nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me akuzat për sulm seksual. Aktori i serialit “House of Cards” është akuzuar për katër akuza për abuzim seksual në atë vend.

Ylli hollivudian akuzohet për incidente që përfshijnë tre burra, tani në të tridhjetat dhe të dyzetat, që dyshohet të kenë ndodhur në Londër midis marsit të vitit 2005 dhe gushtit të vitit 2008 dhe në Gloucestershire në prill të vitit 2013.

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka njoftuar se Spacey është akuzuar edhe për nxitjen e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim.

(Foto: Getty Images)

The Guardian ka raportuar se 62-vjeçari po përballet me ekstradim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk kthehet vullnetarisht në vend, duke cituar një zyrtar të njoftuar me procesin.

Gjithmonë sipas njoftimit, njësia speciale e Ministrisë së Brendshme, Drejtoria për Krimin Ndërkombëtar, do të veprojë në emër të autoriteteve policore dhe prokurorëve.

Duke cituar ekspertë që e njohin procesin e ekstradimit, thuhet se zyrtarë të policisë amerikane mund të dërgohen për ta arrestuar Spaceyn në emër të Britanisë së Madhe.

Akuzat erdhën pas një shqyrtimi të provave të mbledhura nga policia në hetimin e tyre të mëparshëm mbi akuzat për abuzim seksual kundër aktorit që filloi në vitin 2017. Spacey i ka mohuar të gjitha akuzat. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here