Kurti: Siguria ushqimore është sfida e radhës

0
1475

Është bërë hapja solemne “Javës së zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë” (KSDW), e organizuar në Prizren, ku morën pjesë krerët e institucioneve shtetërore.

Kryeministri Albin Kurti në fillim të fjalës së tij përmendi sfidat që po përballet jo vetëm shteti ynë, por rajoni dhe më gjerë.

Ai, përveç pandemisë, përmendi edhe luftën në Ukrainë, që po ndikon në jetën ekonomike gjithandej kontinentit tonë.

“Implikimet e luftës janë përtej Ukrainës,  ndaj ndalimi i agresionit rus në Ukrainë nevojitet një  bashkërenditje e të gjitha shteteve në sigurimin e paqes”, theksoi Kurti, raporton RTK.

Ai më tej shtoi se  ndërprerja e ushqimeve nga Ukraina në rajone të tjera, ngjallë frikë e pasiguri gjithandej në  tregjet ndërkombëtare.

“Ajo çfarë mësuam nga pandemia  ishte se të bashkuar  mund ta mposhtim sfidat që na sprovojnë, pavarësisht  shteteve e vendeve . Tani edhe lufta në Ukrainë vërteton se sa i cenueshëm është kriza ushqimore, por ne duhet të jemi të gatshëm të veprojmë në agjendën e gjelbër, zhvillimit  të qëndrueshëm, që ta sigurojmë ushqimin”, theksoi Kurti.

Ai foli edhe për shtyllat që qeveria e tij ka marrë parasysh të veprojë,  si strategji për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e jetës  së qytetarëve.

“Siguria  ushqimore është sfida e radhës “, deklaroi kryeministri Kurti, duke shtuar  sesi qeveria, nën drejtimin e tij,  ka shumëfishuar investime në bujqësi që, sikundër  tha ai, “ për të dalë nga varësi e importeve në bujqësi”.

Kryeministri Kurti përmendi edhe pikat përmes të cilave do të arrihet të realizohet dekarbonizimi i ajrit, përmirësimin e klimës, si dhe në zhvillimin ekonomik, duke menaxhuar edhe mbeturinat përmes riciklimit etj.

Ai më tej shtoi se do të merren edhe hapa të tjerë strategjikë në zhvillimin e gjelbër, që, sipas tij, “varet se çfarë do të ndërmarrim sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here