Ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, Nagavci: Këtë vit do të fillojmë me gjurmimin e të diplomuarve

0
167

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se nga ky vit mësimor do të fillojnë me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës.

Siç ka thënë ajo, kjo do të bëhet si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës.

Tutje, ka thënë se “ndërlidhja me tregun e punës fillon kur të kuptojmë se ku nisë rrugëtimi i studentëve tanë pas diplomimit”.

“MAShTI nga ky vit mësimorë do të filloj me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës, si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës, cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas ministres, gjurmimi i të diplomuarve do të ofrojë për herë të parë evidencë e cila do të udhëzojë rishikimin e profileve të studimeve të shkollave profesionale dhe do të rrisë përgjegjësinë në shkollë për një ofertë më cilësore të studimeve.

“Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës dhe ky përkushtim i joni tashmë do të marr trajtën e duhur!”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here