Ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq për në Ukrainë

0
131

Ndihma humanitare do të niset nga Qendra për logjistike e Kryqit të Kuq në Shkup në ora 10:30. Për atë çka përmban ndihma, si dhe për rrjedhën e aksionit për grumbullimin e saj do të informojë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut iu bashkua thirrjes së Kryqit të Kuq të Ukrainës për ndihmë në fund të shkurtit, menjëherë pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë.

Me qëllim të mbledhjes dhe koordinimit më efektiv të ndihmave humanitare për Ukrainën, u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kryqit të Kuq.

Në aksion mund të përfshihen të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar duke ndarë mjete në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq, si dhe në numrin e hapur të telefonit për donacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here