Në Shkup 131 kundërvajtje në komunikacion, 36 shoferë nën ndikimin e alkoolit

0
67

Shkup, 30 maj – Gjithsej 131 masa prej të cilave 22 për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, 23 për vozitje pa patentë shoferi dhe shtatë për shfrytëzim të celularit, janë shqiptuar gjatë aksioneve të përforcuara kontrolluese në territorin e qytetit të Shkupit.

Siç njoftoi MPB, janë shqiptuar edhe 11 masa për kundërvajtje të cilat i bëjnë shoferët e motoçikletave, 36 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tri masa për mos përdorim të rripit të sigurisë si dhe shtatë sanksione për shoferë fillestar.

Nga MPB informojnë se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here