Në Shkup hapet zyra e Bankës Evropiane për investime

0
177

Në ngjarje, siç është paralajmëruar do të mbajnë fjalime nënkryetarja e Bankës evropiane për investime Liljana Pavllova, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri për Financa Fatmir Besimi dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir.

Banka Evropiane për Investime (BEI) është institucion jo-fitimprurës financiar i Bashkimit Evropian (BE), me seli në Luksemburg, i krijuar në vitin 1958 me Marrëveshjen e Romës. Detyra e saj është të kontribuojë për integrim, zhvillim të balancuar dhe kohezion social dhe ekonomik të[ vendeve anëtare të BE-së, derisa duke filluar nga viti 1963, BEI në përputhje me politikat evropiane për bashkëpunim dhe ndihmë në zhvillim miraton kredi dhe të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së.

Me nënshkrimin e Protokollit 3 për bashkëpunim financiar të Marrëveshjes për bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evropiane në vitin 1997. BEI për herë të parë filloi të ndanë kredi edhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si kredi marrës sovran. Bashkëpunimi është përforcuar në prill të vitit 2008 me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë me BEI për rregullimin e aktiviteteve të BEI në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka u hapën mundësi të reja për realizimin e projekteve nga fusha që janë të rëndësisë së veçantë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Aktivitetet e BEI fokusohen kryesisht në katër fusha prioritare, edhe atë – inovacione dhe aftësi, qasje deri te financat për ndërmarrjet e vogla, infrastrukturë dhe ambient jetësor si dhe ndryshime klimatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here