Osmani në Mal të Zi: BE-ja t’i dërgoj sinjal të qartë dhe të fortë Serbisë për bashkëpunimin e saj me Rusinë

0
206

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Demokracisë me temën “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan”, që po mbahet në Mal të Zi.

Gjatë fjalës së saj Osmani përsëriti solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës dhe tha se ekziston frika e destabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Është i nevojshëm veprimi i përbashkët në ditët dhe vitet në vijim. Është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë sanksionet e Bashkimit Evropian dhe veprimet e tjera, të cilat i ndërmarrin partnerët tanë. Jo të gjitha vendet në rajonin tonë na janë bashkuar”, ka thënë Osmani.

Osmani ka kërkuar nga BE-ja që të dërgojnë sinjal të qartë për ata që nuk u janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, duke folur këtu për Serbinë.

“Kosova dhe Mali i Zi dhe disa vende tjera të Ballkanit kanë qenë ndër të parat që i janë bashkuar këtyre sanksioneve dhe kanë treguar qartë pozicionin e tyre, fatkeqësisht jo të gjitha në rajonin tonë. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që ti bëjë thirrje BE-së që të dërgojnë sinjal të qartë dhe të fortë për vendet që nuk iu bashkuan sanksioneve ndaj Rusisë dhe fatkeqësisht po i ndihmojnë Rusisë dhe po i ofrojnë oksigjen luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thënë Osmani, transmeton Telegrafi.

Duke folur për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, Osmani tha se deri tani janë ratifikuar tri marrëveshje për këtë çështje, dhe se kjo nuk u takon më politikanëve .

“Politikanët nuk do të flasin më, ekspertët do të krijojnë një komision të përbashkët për të vendosur kufirin. Tashmë i takon ekspertëve që të vazhdojnë punën, jo politikanët që e përfunduan punën duke ratifikuar dokumentet”, tha Osmani.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së fundi ka thënë se për Malin e Zi ka përfunduar demarkacioni me Kosovën dhe se nuk sheh mundësi për rishikimin e tij. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here