Trepça ka fituar në ndeshjen e tretë finale të Superligës së Kosovës në basketball.
Skuadra nga Mitrovica ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 58-55 në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë.
Hajrizi ishte lojtari më i dalluar në parket me 21 pikë të realizuara, shkruan Indeksonline.
Ylli nuk arriti të mbaj rezultatin edhe pse për një kohë të gjatë ishte në epërsi.
Rezultati aktual është 2-1 në favor të skuadrës nga Suhareka.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Minatori” ku mund ta shpall Yllin kampion ose të barazoj shifrat dhe kampioni të shpallet në Suharekë. /IndeksOnline/