Bobby Brown tregon se si droga i dha fund martesës së tij me Whitney Houston

0
76

Vite pas vdekjes së Whitney Houston, ish-bashkëshorti i saj, Bobby Brown, ka vendosur të bëjë një sërë zbulimesh për jetën e tyre seksuale dhe se si droga i dha fund martesës së tyre.

Përmes dokumentarit të ri “Biography: Bobby Brown”, i cili shfaqet premierë të hënën dhe të martën në mbrëmje në A&E, BB vendosi të tregojë detaje intime të marrëdhënies së tij me Houston.

“Jeta seksuale e meje dhe Whitney ishte mjaft intensive, nuk kishte rëndësi se ku ishim. Bëhej fjalë për një vështrim të caktuar, dhe ajo më shikonte mua në një mënyrë të caktuar”, tha Brown.

“Gjithmonë ndjenim se dashuria jonë ishte mjaft e fortë për të kapërcyer çdo pengesë që na vihej përpara, ne do të ishim akoma bashkë nëse nuk do të ishte, e dini, droga. Droga thjesht mori më të mirën prej nesh”.

“Kishte diçka në sytë e saj që më bënte të shkrihesha brenda, ashtu si më shikonte nga dita e parë deri në ditën e fundit që ishim bashkë, ishte gjithmonë e veçantë”, shtoi këngëtari.

Brown nuk ka hezituar të thotë se Whitney ishte ‘dashuria e jetës sime’, përveçse e përkufizoi divën e ndjerë si, ‘vetëm personi më i sjellshëm dhe më i ëmbël që kam njohur’.

Përveç kësaj, këngëtari i “My Prerogative” ka rrëfyer momentin kur ka parë një anë tjetër të gruas së tij të ndjerë, në ditën e martesës së tyre, 18 korrik 1992.

“Unë hyra brenda dhe e pashë atë duke pirë drogë. Ishte tronditëse për mua kur e pashë të nuhaste për herë të parë”, tha Brown.

“Mendoj se ishte kur kuptova se kishim më shumë të përbashkëta sesa mendoja. Unë isha i ri në të dhe mendoj se ajo e kishte bërë këtë për një kohë”, shtoi ai.

Këngëtarja ka folur edhe për problemet me Robyn Crawford, asistentes dhe ish-dashnores së Houston.

Foto: Ron Davis/Getty Images

“Nuk e dija që marrëdhënia e Whitneyt ishte më shumë se sa thjesht miq deri më vonë në martesën tonë, mendoj se nuk kishte vend për një person të tretë në martesën tonë”, tha Brown.

“Robyn ishte një shoqe e mirë për Whitneyn dhe mund të them se do të doja që Robyn të ishte ende në jetën e saj, e dini, në fund”, shtoi ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here