Caktohen katër gjyqtarë të Gjykatës Komerciale, KGJK zgjedh edhe nënkryetaren e Apelit

0
172

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 288-të, të mbajtur të martën, ka zgjedhur katër gjyqtarë për dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.

Gjyqtarët të cilët janë zgjedhur nga Këshilli për të shërbyer në dhomën e shkallës së dytë janë gjyqtarët Faton Bajrami, Franciska Zhitia-Ymeri, Krenar Berisha dhe gjyqtarja Saranda Bogaj-Sheremeti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i tyre do të fillojë nga 1 qershori 2022.

Nga Paneli për Shqyrtimin e Aplikacioneve për të iu nënshtruar procesit të intervistimit ishin rekomanduar edhe gjyqtarët Agron Hoxhaj, Alajdin Tershnjaku, Atdhe Berisha, Bajram Miftari, Bujar Doberdolani, Lirije Maksutaj, Luljeta Maxhuni, Ramush Bardiqi dhe Shaban Shala, mirëpo vetëm katër gjyqtarë ishin rekomanduar në Këshill për votim.

Po ashtu, KGJK në këtë takim ka zgjedhur edhe gjyqtaren Milena Gjeriq si nënkryetare e Gjykatës së Apelit, nga komuniteti serb.

Ndryshe, KGJK në takimin e 279-të, kishte shpallur konkurs të brendshëm për 14 pozita për gjyqtarë të Gjykatë Komerciale, nëntë prej tyre do të jenë pozita për dhomën e shkallës së parë, ndërsa pesë të tjera për dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)  në takimin e 283-të, me 20 prill 2022, kishte zgjedhur gjyqtarin Mahir Tutuli, kryetar të Gjykatës Komerciale.

Ndryshe, në këtë takim është autorizuar Drejtorit i Përgjithshëm të SKGJK-së për inicimin e procedurave të rekrutimit sipas fazës II të punësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here