Ja shkollat e Gostivarit ku po investon Ministria e Arsimit!

0
175

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) këtë vit investon rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Këtë e bëri të ditur ministri i MASH-it, Jeton Shaqiri i cili sot vizitoi shkollën fillore “Goce Dellçev”, nga ku ai tha se do të vazhdojnë të jenë në agjendën investuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe në të ardhmen shkollat e Gostivarit.

“Patëm mundësinë të shohim ecurinë e projektit i cili ka hyrë në procesin e punës në fillim të muajit janar dhe pritet të përfudojë fasada e kësaj shkolle në gusht të këtij viti. Është një projekt i rëndësishëm i cili kap vlerën e rreth 11 milionë denarë, por gjithashtu me drejtorin bashkë biseduam edhe për mundësi të tjera, për dorëzimin e projekteve tjera të cilat do të mundohemi t’i fusim në programin e ministrisë për vitin 2023 që kanë të bëjnë me disa intervenime të brendshme të shkollës. Gjithashtu, nga ana e drejtorit u informova që do të ketë investime edhe nga ana e e pushtetit lokal. Me këtë vizitë në Komunën e Gostivarit dua të potencojë që përcaktimi i Qeverisë dhe buxheti i ministrisë, nuk i ndanë zonta qoftë urbane ose rurale, nuk i ndajmë nga aspekti i udhëheqësisë politike sepse procesi arsimor duhet të jetë i përbashkët për të gjithë”, tha ministri i MASH-it, Jeton Shaqiri.

Tre shkollat e tjera ku MASH realizon pune në Gostivar sivjet dhe vitin e ardhshëm, janë shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica” dhe shkolla e mesme teknike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here