Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso për vizitë në Maqedoninë e Veriut

0
169

Reno Baso do të marrë pjesë edhe në Forumin ekonomik dhe financiar të Shkupit, ku do të ketë fjalim për rritjen e qëndrueshme dhe tranzicionin e vlerave të ulëta të dioksid karbonit.

Siç paralajmëruan nga BERZH, ajo do të nënshkruajë marrëvesjhje të re kreditore me Stopanska Bankën nën programin e ri të BERZH-it, të quajtur “Nxitje të qëndrueshme të NMV” me vlerë prej katër milionë euro, linje kreditore, e cila do t’i përkrah ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

“BERZH është investitori kryesor për Maqedoninë e Veriut, e cila është destinacion i rëndësishëm për investitorët, për ne, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thotë në deklaratën me shkrim, Odil Reno-Baso.

Ajo shtoi se me padurim i pret diskutimet për projektet e tyre të ardhshme me autoritetet, duke përfshirë edhe përmirësimin e mëtejshëm të transportit dhe zhvillimit të sektorit privat.

“BERZH i qëndron pas Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e vendit që ta përmirësojë sigurinë energjetike dhe të bëjë dekarbonizimin e ekonomisë, dy sfida të cilat janë tejet të rëndësishme në kontekstin momental gjeopolitik dhe ekonomik”, potencoi Odil Reno-Baso.

Kryetaja e BERZH vjen për vizitë në vend një muaj pas vizitës së nënkryetarit për politikë dhe partneritet të BERZH-it, Mark Bouman, i cili po ashtu ishte në Shkup.

Një pjesë e projekteve investuese në vend, të cilat shqyrtohen për përkrahje, janë ndërtimi i një pjese të interkonektimit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, një pjesë e autostradës mes Shkupit dhe kufirit me Kosovën, përmirësimi i menaxhmentit me mbeturina të forta në vend, si dhe numër të madh të linjave kreditore për bankat lokale për përmirësimin e efikasitetit energjetik, të cilat do të plasohen më tej në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kreditë e BERZH-it do të kenë edhe grant komponentë të siguruar nga donatorët e BE-së, Kombet e Bashkuara, Zvicra, Suedia, SHBA-ja, Norvegjia, Luksemburgu dhe donatorë tjerë.

“Efikasiteti energjetik është sferë ku BERZH dhe donatorët punojnë që t’i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut në tranzicionin e vendit drejt vlerave të ulëta të dioskidit të karbonit. Banka tanimë ka bërë numër të madh të investimeve në rrjetin elektrik dhe burimeve të reja energjetike, duke e bërë vendin energjetikisht më të sigurtë dhe më pak të varur për import të derivateve”, thuhet në kumtesën e Zyres së BERZH-it.

BERZH është investitor kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri tani ka investuar mbi 2,2 miliardë euro, në 161 projekte në shtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here