Ministria e Brendshme thotë se në Kosovë janë dorëzuar apo kapur rreth 100 mijë armë, ekspertët kërkojnë ndërhyrje

0
52

250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovës. Rreth 1500 të tilla konfiskohen çdo vit nga Policia e Kosovës. Njohësit e çështjeve të sigurisë e shohin alarmuese këtë gjë dhe thonë se duhet të punohet më shumë në zvogëlimin e këtij numri.

Vrasjet, plagosjet e grabitjet, janë disa nga ngjarjet e shpeshta që janë raportuar ditëve të fundit.

E në gjithçka absolute këto raste janë kryer me armë pa leje.

Numri i armëve të tilla që qarkullojnë në duart e qytetarëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 250 mijë.

Një fakt i tillë duket se po e shqetëson edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se kanë një plan për zvogëlimin e numrit të armëve pa leje.

“Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar në hartimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme. Normalisht se është dukuri shqetësuese mbajtja dhe përdorimi i armëve në mënyrë ilegale. MPB ka kryer një periudhë të legalizimit të armëve (ku janë dorëzuar 2000 kërkesa) dhe ka në plan sa më shpejt të jetë e mundur të shpallet shpallja e legalizimit dhe dorëzimit të armëve të kërkuara nga ecuria e hartimit të politikave”.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme po konsideron se ka rënie të numrit të armëve pa leje, krahasuar me periudhat paraprake.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky numër është më i vogël për rreth 100.000 armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin llogaritet të kenë qenë rreth 360.000 armë ilegale.

“Faktorët që kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit të armëve janë disa. Fillimisht miratimi i ligjit për armët i cili ka mundësuar që qytetarët të pajisen me armë në mënyre legale. Policia e Kosovës thotë se konfiskon çdo vit rreth 1,500 armë ilegale. Një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e armëve ilegale jep edhe shkatërrimi i armëve i cili bëhet çdo vit”.

Për këto të dhëna i ka parë si shumë shqetësuese ish zëvendësministri Hajrullah Tërnava.

Sipas tij politika duhet të veprimit urgjentisht konfiskimi ndaj armëve.

“Nëse policia posedon këto të dhëna në aspektin statistikorë, atëherë çfarë po pret Policia e Kosovës, pse nuk intervenon për t’i marrë ato armë”, ka thënë Tërnava.

E njohësi i fushës së sigurisë Drizan Shala, thotë se Ministria e Brendshme duhet të përdorë metodat që qytetarët të nxitojnë t’i kthejnë armët.

“Duhet të ketë një amnisti të përgjithshme ku në një interval të caktuar kohorë, personi i cili e dorëzon armën do të amnistohet nga ana e shtetit. Shteti nuk do të bëjë ndjekje penale vetëm nëse me atë armë është kryer vepra penale vrasje”, ka thënë Shala.

Sipas të dhënave të luftës së Kosovës gjatë vitit 2021, 1281 armë, edhe në vitin 2020, 1135 armë e sasisë së madhe municioni./Portali D/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here