Siç informon MPJ-ja, në takime, bashkëbiseduesit iu referuan marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, me theks në bashkëpunimin ndërparlamentar. U konstatua se ka potencial të madh për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy legjislativëve, veçanërisht përmes grupeve ekzistuese parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet.
Në takime, siç theksohet është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve biznesore, posaçërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve japoneze.
Kryetarët e dy dhomave shprehën mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është parakusht i rëndësishëm për përparimin e vendit, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe ndikimin e saj në stabilitetin në Evropë dhe në Indo-Paqësorin