Robin Krasniqi: Kam qejf të kem shumë fëmijë, por nuk e di sa e përballon Marigona

0
129

Robin dhe Marigona Krasniqi, kanë qenë të ftuarit e mbrëmjes në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Ata janë ngacmuar me pyetje të ndryshme nga fëmijët e spektaklit, gjersa edhe vet prezantuesja nuk la pa shuar kureshtjen e saj ndaj çiftit, lidhur me shtimin e tyre të familjes.

Të pyetur nëse mendojnë të kenë shumë fëmijë boksieri me prejardhje nga Juniku pranoi se e dëshiron një gjë të tillë, nëse bashkëshortja e tij do të mundet ta përballojë.

“Kam qejf të kem shumë fëmijë, por nuk e di sa e përballon Marigona, kështu që ia lëmë kohës edhe momentit”, tha Robini.

Foto: Robin Krasniqi/Instagram

Mes të qeshurave, Marigona vazhdoi të tregojë se bashkëshorti i saj që në njohje e ka dëshiruar një gjë të tillë.

“Qysh prej fillimit Robini ka insistuar dhe ka thënë: Katër janë minimumi, por pastaj se ku është maksimumi nuk e dijmë”, tha Marigona.

Çifti përndryshe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë sivjet, gjersa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here