U hodh shorti për Kampionatin Evropian U17 dhe U19 për femra, UEFA ia beson organizimin Kosovës

0
146

Në selinë e UEFA-s sot është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 për U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave.

FFK-në në short e përfaqësojë Sanije Krasniqi.

Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bulgaria dhe Gjibraltari.

Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022.

Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here