Një bizon goditi dhe vrau të hënën një grua 25-vjeçare në Parkun Kombëtar Yellostone, SHBA, pasi ajo iu afrua kafshës pavarësisht shenjave të qarta paralajmëruese në zonë që udhëzonin vizitorët të qëndronin të paktën 22 metra larg kafshëve të egra të rrezikshme.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bizoni po ecte pranë një shëtitore në Black Sand Basin, në veri të Old Faithful, kur vizitorja iu afrua, sipas një deklarate të parkut.
Ajo iu afrua tre metra, përpara se kafsha ta shtynte me bri dhe ta hidhte tre metra në ajër.
Gruaja vdiq më vonë sipas zyrtarëve të parkut, raportoi NBC News.
Siç bëhet e ditur, gruaja nga Grove City, Ohio, pësoi një plagë të shpuar si dhe lëndime të tjera.
Ofruesit e urgjencës mjekësore të Parkut iu përgjigjën rastit dhe e transportuan atë me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale të Idahos Lindore. Ajo ende nuk është identifikuar.
Mbetet e paqartë nëse viktima ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes apo më vonë në spital. /Telegrafi/