Boçvarski: E rëndësishme është infrastruktura për lidhje me fqinjët

0
47

Para fillimit të sezonit turistik përsëri si temë aktuale janë gjendja e rrugëve në vend. Magjistralja Kërçovë-Ohër ende është në ndërtim dhe ende nuk dihet se kur do të lëshohet me kapacitet të plotë.

“Tani ne, me buxhetet e reja dhe planifikimin e investimeve kapitale po mundohemi të kapim hapin sepse pyetja është se sa është investuar më parë në infrastrukturën rrugore”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski për “Utrinski Brifing”.

Boçvarski theksoi se nëse do të punohej si po punohet tani, rruga Kërçovë-Ohër deri tani do të ishte gati.

Ai vlerëson se kur qeveria e re u përball me projektin e autostradës, e kuptuan se kishte palogjikshmëri dhe duhej të ndërhynin.

Ai tha se është e rëndësishme që të vazhdojnë investimet kapitale edhe në kohë të krizës.

“Korridori 10 është më i rëndësishmi për ne sepse drejtimet e transportit të mallrave për ne të çojnë në Selanik. Por po punohet edhe në korridorin 8, hekurudha Kumanovë-Beljakovcë, së bashku me drejtimet Beljakovcë-Kriva Pallankë dhe Nogaevci-Negotinë, si dhe lidhja hekurudhore e Manastirit me Greqinë, e cila bashkë me lidhjen përmes Gjevgjelisë do të kishte dy rrugë hekurudhore për në Greqi. Është e rëndësishme të lidhemi me fqinjët dhe për këtë janë në dispozicion fondet evropiane, thotë Bochvarski./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here