Brenda kazermës “Europianët e rinj” në Pomozotin – aty ku përgatiten ushtarët e FSK-së për misione ndërkombëtare

0
51

Ekipi i RTV Dukagjinit ka qëndruar një ditë brenda Kazermës “Evropianët  e Rinj” në Pomozotin. Nga atje, sjell një reportazh mbi trajnimet e qendrës ndërkombëtare të kërkim- shpëtimit.

Në kazermën ushtarake me emrin “Evropianët e rinj”, pjesa e jashtme e saj në shikim të parë ngjanë me një rrëmujë.

Në këtë kazermë përgatiten ushtarët e FSK-së për misionet e kërkim shpëtimit brenda dhe jashtë vendit.

Shumë pranë kësaj kazerme është një tjetër objekt në të njëjtën gjendje, ku pjesëtarët e FSK-së  trajnohen për veprimin në fatkeqësi natyrore.

“Objekti i rrënuar ka gjithsej 7 tunele brenda dhe secili nga tunelet ka pengesa të ndryshme që gjatë realizimit të trajnimit ne i shfrytëzojmë për evakuimin e viktimave të cilat gjenden brenda”, ka thënë Albana Kozniku, kapitene.

Të tillë ka ende në Kazermën në Pomozotin.

Bëhet fjalë për një objekt jo krejt të rrënuar, por që ka karakter urban.

Edhe ky objekt shërben për trajnime të kërkim shpëtimit, ndërsa ndërhyrje në të janë bërë pas tërmetit në Shqipëri.

“Pas tërmetit në Shqipëri si staf i qendrës kemi bërë disa ndryshime që na shërbejnë për trajnime të kërkim shpëtimit”, ka thënë Sabri Sada, rreshter.

E që trajnimet të jenë sa më efikase, numri i pajisjeve që kjo qendër posedon është mjaft i madh.

“Ne si qendër kemi pajisje që shërbejnë për identifikimin e viktimave nën gërmadha, gjetjen e tyre dhe tërheqjen apo evakuimin e tyre”, ka thënë Faton Krasniqi, rreshter.

Pak më tutje ndodhet ky helikopter, që është ndërtuar me materiale ricikluese nga vetë pjesëtarët e qendrës, e që përdoret për evakuimin e viktimave gjatë trajnimeve.

Pjesë e kësaj hapësirë janë edhe disa vagona përmes të cilëve ushtarët trajnohen për aksidente hekurudhore.

E kjo hapësirë boshe, e tillë nuk do të mbetet përgjithmonë. Këtë vit këtu do të ndërtohet pishina, ku pjesëtarët do të trajnohen për zhytje.

Ndërtimi i saj po konsiderohet se do të kompletojë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit.

Ndërkohë, në këtë bazë ekziston edhe Klasa Fushore, prej ku ushtarët marrin ligjërata në hapësirat e jashtme, teksa familjarizohen me objektet trajnuese, në të cilat do të ndjekin praktikën më vonë.

“Të gjitha këto trajnime janë me rrezikshmëri të lartë, por duke pasur parasysh eksperiencën e instruktorëve, atëherë të gjitha procedurat e sigurisë janë në nivel  pjesëtarët janë të motivuar dhe i zbatojnë detyrat në bazë të misionit që kemi “, ka thënë Valdrin Kelmendi, rreshter.

Se rrezikshmëria këtu është e lartë e dëshmon edhe kjo stërvitje e pjesëtarëve të FSK-së, që po bëjnë zbritje taktike nga Kulla e Repilimit 18 metërshë e lartë.

Gjithë këtë qendër e udhëheq një person që nuk është i nacionalitetit shqiptar.

Bëhet fjalë për britanikun John Done, që ka lëvdatat për djemtë e vajzat nën uniformën e FSK- së.

“Ne kemi inkurajuar të huajt që të na vizitojnë pastaj kur kanë ardhur dhe e kanë parë, ata pastaj vinin tek ne duke shprehur dëshirë për ti përdorur pajisjet tona. E njëjta gjë ka ndodhur me Mbretërinë e  Bashkuar që kanë qenë këtu para 2 javësh,  përafërsisht 100 persona në trajnim, 2 vite më parë kur i kam kontaktuar kanë thënë se nuk jemi të interesuar, jeni të vegjël dhe pas dy viteve, ju kemi thënë që kjo është çfarë kemi ne sot dhe kur kane ardhur për të parë janë shokuar. Ata I kanë thënë Ministrit Mehaj çfarë keni ju në Kosovë është më mirë se në Mbretërinë e Bashkuar. Deri tani kemi pasur ushtarët nga Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, bullgar dhe nga Mbrëtria e Bashkuar”, ka thënë John Done, Drejtor i QNTKSH-së.

Në këtë qendër të trajnimeve  ushtarake që ka karakter ndërkombëtarë pritet të vijnë për trajnime edhe holandezët, ndërsa këtu ka pasur një frenim të intensitetit të punëve për shkak të pandemisë COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here