Dy yje të mëdhenj mund të largohen, dy super zëvendësime te Liverpooli- ky mund të jetë formacioni i Jurgen Klopp për sezonin e ri

0
81

Liverpool mund të ketë humbur në fund Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, por ishte ende një sezon i jashtëzakonshëm për skuadrën e Jurgen Klopp.

Ata luajtën çdo ndeshje të mundshme gjatë sezonit dhe luftuan, treguan qëndrueshmëri dhe guxim të jashtëzakonshëm edhe pse ndeshjet vazhdonin të vinin.

The Reds e dinë se forcimi dhe zhvillimi i skuadrës së tyre është e vetmja mënyrë për të mbajtur ritmin me Manchester Cityn dhe skuadrat e tjera që aspirojnë të jenë po aq të mirë sa ata, kështu që priten disa ndryshime në Anfield gjatë verës.

Ja si mund të rreshtohet Liverpooli në sezonin 2022/23.

Portierët e Liverpoolit  

Opsionet për portën e Liverpoolit janë shumë të forta, me Alisson, ndoshta portieri më i mirë në botë, i mbështetur nga Caoimhin Kelleher.

Reds kanë gjithashtu përvojën e Adrianit për të thirrur nëse ka ndonjë lëndim, megjithëse spanjolli ka lënë të kuptohet se do të donte edhe disa minuta në këmbë. Po ashtu aty është edhe Loris Karius.

Sigurisht që nuk është një fushë që Liverpool duhet ta forcojë në mënyrë aktive.

Mbrojtësit e Liverpool  

Mbrojtja është një tjetër zonë e fortë për Liverpoolin, të cilët janë të bekuar me opsione në të djathtë, në mes dhe në të majtë.

Trent Alexander-Arnold është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të futbollit në botë dhe ai mbështetet nga Joe Gomez aktualisht – i cili është disi zgjedhja e katërt e qendrës së kuqezinjve. Neco Williams mund të shkojë në Fulham, por uellsiani mund të zëvendësohet nga adoleshenti i talentuar Calvin Ramsay nga Aberdeen.

Ibrahima Konate ka çdo shans për të rrëzuar Joel Matip në zemër të mbrojtjes, pavarësisht se ky i fundit ka pasur një sezon të shkëlqyer, ku ai ndoshta do të rreshtohej përkrah Virgil van Dijk. Andy Robertson do të jetë në vend në të majtë, me Konstantinos Tsimikas, si një zëvendësues i mirë.

Nathaniel Phillips mund të largohet, ndërsa Rhys Williams mund të huazohet.

Mesfushorët e Liverpool  

Mesfusha është një zonë ku Liverpool ka disa emra, por është e dukshme që nevojiten përforcime të reja.

Mesfushori i Monacos, Aurelien Tchouameni duket se do të shkojë në Real Madrid, por nuk mund të thuash kurrë në afatin kalimtar – dhe Liverpool është seriozisht i interesuar për nënshkrimin e tij. Fabinho është tërheqës kur është në formë, ndërsa Thiago ka klas më këmbët e tij.

Jordan Henderson nuk është më një titullar i rregullt, por ai është një lojtar shumë i aftë së bashku me Naby Keita, James Milner dhe Curtis Jones.

Sa për Alex Oxlade-Chamberlain, ai mund të largohet. Kalvin Phillips i Leeds është një tjetër objektiv që Liverpool e pëlqen.

Sulmues i Liverpool  

Liverpooli mund të pësojë tranzicion në sulm, me Sadio Mane që mund të shkojë në Bayern Munich, ndërsa edhe e ardhmja e Mohamed Salah është në dyshim, pasi ka edhe vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij.

Real Madridi ka nevojë për një anësor të djathtë dhe ka qenë prej kohësh i lidhur me Mo Salah.

Nëse do të ndodhte ky skenar, anësori i Ajax, Antony është një talent i jashtëzakonshëm që Klopp e do. Jarrod Boëen është një tjetër objektiv, por nuk mungon as emri i Darwin Nunez të Benficas.

Këtyre dy emrave shtoja edhe emrat e Luis Diaz, Diogo Jota dhe Roberto Firmino, atëherë Liverpool do të ketë slum shërish të mirë. Divock Origi  do të largohet, ndërsa të njëjtë rrugë mund ta ndjek edhe Takumi Minamino.

Formacioni kryesor i Liverpool për  sezonin 2022/23

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here