Bobby Brown flet për dashurinë me Janet Jackson dhe aferën me Madonnan, por thotë se lidhja me Whitneyn ishte e veçantë

0
56

Një dokumentar i ri, në të cilin ish-bashkëshorti i Whitney Houston, këngëtari amerikan Bobby Brown, flet hapur për varësitë e tij dhe bashkëjetesën me këngëtaren e njohur, ka ngritur shumë “pluhur”.

Bobby, i cili menjëherë pas vdekjes së divës në vitin 2012 u përpoq të shiste një skenar për një film që do të fliste për jetën e tyre të turbullt, më në fund ka ardhur me versionin e tij në dokumentarin “Biography: Bobby Brown”, i cili shfaqet premierë në A&E.

Këngëtari ka pranuar se para Whitneyt, ka qenë i dashuruar me Janet Jackson, por njëherësh theksoi se ka fjetur me Madonnan.

(Foto: Ridhaysf)

“Çfarë më tërhoqi te Janet? Gjithçka. Buzëqeshja, trupi, kërcimi i saj… Unë dhe Janet u ndamë, sepse ajo nuk mund të ishte me një burrë si unë. Unë jam një djalë lagjeje dhe babai i saj (Joe Jackson) nuk do ta linte të ndodhte me dikë si unë”, ka rrëfyer 53-vjeçari.

Duke iu referua marrëdhënies me Madonnan, ka thënë: “A kam fjetur me Madonnan? Nuk ka pasur gjumë. Thjesht ndodhi. Unë as nuk e di se si ndodhi. Ajo ndoshta e di”.

Bobby, i cili gjithashtu tregoi se ishte i varur nga seksi, ka pohuar se dashuria mes tij dhe Houston ishte diçka e veçantë dhe se ka ndodhur me shikim të parë.

(Foto: Ron Davis/Getty Images)

“Kishte diçka në sytë e saj që më bënte të shkrihesha brenda. Pikërisht mënyra se si më shikonte nga dita e parë deri në ditën e fundit që ishim bashkë. Ishte gjithmonë e veçantë”, është shprehur ai.

Mirëpo, në ditën e martesës së tyre më 18 korrik 1992, këngëtari pohon se është tronditur plotësisht kur e ka parë anën tjetër të Whitney Houstonit.

“Unë hyra brenda dhe e pashë atë duke marrë një vijë kokaine. Ne do të ishim akoma bashkë nëse nuk do të ishte droga. Droga na mundi”, ka deklaruar Bobby në dokumentar. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here