Sot në Tiranë ju dha lamtumira e fundit ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Pjesëmarrës në homazhe ishin edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, zv/kryeministri i parë Grubi, ministri Shaqiri dhe i pari i Strugës, Merko.
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, ministrin Jeton Shaqiri dhe kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko qëndruam sot në Tiranë për të bërë homazhet e nderit ndaj ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani!
Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë fisnikërinë dhe kontributin e tij në proceset jetike të përparimit të kombit.
Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë!