PSG shpreson se Mbappe mund ta bindë Tchouamenin të nënshkruajë për ta

0
62

Kylian Mbappe shpreson që bashkëkombësi i tij Aurelien Tchouameni t’i bashkohet atij në Paris Saint-Germain, pavarësisht interesimit të Real Madridit për mesfushorin.

Mbappe vendosi të rinovojë kontratën me PSG-në për disa arsye. Përveç ofertës marramendëse, lojtari pa shenja nga klubi se ata ishin të gatshëm të kryenin një ristrukturim që vetë sulmuesi ka sugjeruar prej disa kohësh.

Ndërsa Mbappe e ka bërë të qartë se puna e tij është e kufizuar në fushën e lojës, ai i ka bërë të njohura tashmë idetë e tij sportive për skuadrën gjatë diskutimeve për rinovimin.

Klubi e ka të qartë se një nga prioritetet është forcimi i mesfushës, me Tchouamenin një objektiv primar për skuadrën.

Tchouameni jo vetëm që i pëlqen drejtorit Luis Campos, i cili tashmë është në krye të projektit të ri përkrah Nasser Al Khelaifi, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Mbappe e di edhe potencialin e madh të 22-vjeçarit.

Megjithatë, PSG ka detyrën e vështirë për të bindur lojtarin që të largohet në Monaco.

Ata mendojnë se një ofertë shumë joshëse prej 100 milionë eurosh për Monacon, si dhe mundësia për t’u lidhur me Mbappen, i cili do të kalojë dy javët e ardhshme duke u stërvitur me shokun e tij kombëtar për ndeshjet e Ligës së Kombeve të Francës mund ta bind mesfushorin e ri për tu transferuar në Parc des Princes.

Ajo që duket e qartë është se kombëtares së Francës do t’i duhet sërish të përballet me thashethemet e tregut, të cilat gjithmonë e kanë goditur rëndë ekipin e Didier Deschamps. Kjo u dëshmua në të kaluarën kur Karim Benzema u përfol se do të ishte në krye për të bindur Mbappen për të nënshkruar me Realin.

Me Mbappen që qëndron te PSG, çështja e madhe e verës duket se do të jetë Tchouameni, të paktën për sa i përket parave, Mbappe dhe Benzema të dy përpiqen të bindin të riun që t’i bashkohet klubit të tyre këtë verë.

Secili sulmues, siç pritej, është në kërkim të klubit të tij, megjithëse për momentin prioritet për të dy lojtarët është sigurisht që Franca të ketë një qershor të suksesshëm në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here