Gjasula flet për dy ndeshjet e radhës: Do të ishim në rregull edhe me katër pikë

0
44

Klaus Gjasula kërkon që Kombëtarja të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos e konsiderojë veten favorite në grupin e saj në Ligën e Kombeve.

Mesfushori i Darmstadtit foli edhe për praninë në skuadër të të riut Asllani, që e konsideron një vlerë të shtuar.

Gjasula ka thënë se kundërshtarët që kanë në grup janë të përafërt sa i përket cilësisë.

“Nuk do të thosha që kundërshtarët janë më poshtë se ne. Jemi afër dhe s’mund të them se jemi favoritë. E dimë që në të shkuarën ka qenë e vështirë, por ne jemi rritur dhe kemi treguar cilësi të mira. Jam optimist dhe uroj të bëjmë paraqitje të mira”.

Objektivi në dy ndeshje: “Edhe me 4 pikë do të ishim në rregull. Do të thosha se e kemi nisur me këmbë të mbarë, me Islandën duhet të marrim minimalisht një pikë, por ne do të kërkojmë të marrim tri”.

Forca e Islandës: “E dimë se Islanda është një ekip që luan shumë fizikisht. Ata mbrojnë mirë dhe janë të aftë në kundërsulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos gabojmë e të luajmë lojën tonë. Duhet të shohim veten, sepse s’po luajmë ndaj Spanjës apo kundër një kombëtareje të madhe e të shohim lojtarët që ka. Ne duhet të japim maksimumin dhe uroj të kemi sukses”.

Vlerësimi për Asllanin: “Asllani është djalë i ri dhe i talentuar. Është mirë për ne që është këtu. Ka kualitet dhe presim të na ndihmojë. Nuk e di nëse do të luajë, por është gjë e mirë që është me ne, një forcë më shumë për ne”.

Avantazhi që jep përjashtimi i Rusisë: “Secili e di çfarë mundësie kemi në këtë grup tani që dhe Rusia e dimë që është jashtë. E dimë çfarë mund të fitojmë dhe jemi optimistë. Shpresojmë të marrim maksimumin”, deklaroi Gjasula. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here