Ismet Munishi arrin marrëveshje me Prishtinën

0
56

Ismet Munishi është trajneri më i ri i Prishtinës.

Trajneri karizmatik u largua nga Gjilani muaj më parë dhe tanimë ka arritur marrëveshje me Prishtinën.

Ka qenë vet Munishi që e ka konfirmuar një gjë të tillë nëpër rrjetet sociale se ka arritur marrëveshje me klubin më të madh në vend.

Munishi do ta udhëheq Prishtinën edicionin e ardhshëm ku ka për synim ta rikthej së paku në garat ndërkombëtare klubin kryeqytetas.

Trajneri prishtinas më parë ka udhëhequr edhe Vushtrrinë, Besën e Pejës, Vëllaznimin, Feronikelin, Hajvalinë, Dritën, Ballkanin dhe Gjilanin. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here