Monaco mund ta marr vendim për Tchouamenin brenda 48 orëve

0
46

Real Madridi e ka mesfushorin francez Aurelien Tchouameni objektiv kryesor për afatin kalimtar veror, me skuadrën spanjolle që po punon tash e një muaj për të bërë të mundur një lëvizje të tij drejt kryeqytetit spanjoll.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit, me PSG -në që është futur në garë. Gjigantët francezë thuhet se kanë bërë një ofertë të madhe te Monacon për Tchouamenin, gjë që ka rritur vështirësinë për Real Madridin për të mbyllur marrëveshjen.

Gjithsesi, në një mënyrë apo tjetër, gjërat pritet të marrin rrugë në fundjavë, ku Monaco duhet të vendosë se cilën ofertë do ta pranojë.

Real Madridi ka mbetur i vendosur dhe nuk do ta rris ofertën, pasi pretendohet që PSG ka ofruar 100 milionë euro.

Dy klubet franceze nuk kanë mundur të përfundojnë marrëveshjen, pasi që preferenca e Tchouameni është të bashkohet me Los Blancos.

Monaco thuhet se u kap në befasi nga oferta e PSG-së, veçanërisht duke pasur parasysh dëshirën e mesfushorit francez për të shkuar në La Liga Santander.

Ardhja e mesfushorit francez do të largonte Dani Ceballos, duke lënë në dispozicion të Carlo Ancelottit lojtarë si Luka Modric, Toni Kroos, Casemiro, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here