Pas 12 vjetësh, këngëtari Art Abazi heq dorë nga puna në Telekomin e Kosovës

0
63

Ai është një këngëtar i veçantë, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua komercialitetit.

Kjo ngase Art Abazi muzikën e kishte hobi dhe jo si profesion dhe si të tillë, ka zgjedhur që ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pak mund ta kenë ditur, por profesioni i tij i deritanishëm ka qenë udhëheqës kreativ në Telekomin e Kosovës.

Foto: Art Abazi/Instagram

Mirëpo pas 12 vitesh punë në këtë shërbim, ai njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke e shquar si një prej vendeve ku ka mësuar shumë dhe është rritu profesionalisht.

“Pas më shumë se 12 vite, sot ishte dita ime e fundit në Telekomin e Kosovës. Mes shumë emocioneve të përziera, sot i thash lamtumirë vendit, tek i cili ‘u rrita’, e mësova shumëçka…Në rolin e udhëheqësit kreativ mendoj se disa nga punët që unë i kam realziuar ndër vite, kanë bërë që unë sot të largohem krenar e i përmbushur nga ajo ndërtesë, për të cilën, dorën në zemër do të më marrë malli fort…Me urimin që kjo kompani do ta rikthejë sa më shpejtë namin e dikurshëm dhe besimin e secilit prej nesh, që sot fatkeqësisht i mungon, dua t’i përshëndes të gjithë kolegët, me të cilët kemi ndarë shumë e shumë kujtime së bashku…Ju përqafoj nga larg, Arti”, ka shkruar Abazi në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Art Abazi/InstaStory

Më tutje, ai nuk ka bërë të ditur se me çfarë do të merret tani e tutje.

Arti është i njohur për një sërë këngësh të qeta dhe melankolike, ku ndër to spikasin hitet: “Enigmë” (bashkëpunim me MC Kreshën), “Vazhdoj”, “Dora jote” (bashkëpunim me Llunin), “Një sekond pa ty”, e të tjera. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here