Real Madridi projekton transferimin e Serge Gnabryt

0
71

Kylian Mbappe ka qenë dëshira kryesore e Real Madridit për afatin kalimtar veror.

Mirëpo sulmuesi francez vendosi të qëndroj te PSG dhe Los Blancos mbetën pa transferuar njërën nga dëshirat e tyre më të mëdha.

Megjithatë madrilenët do të transferojnë një sulmues dhe tani në listën e dëshirave është gjermane Serge Gnabry.

Anësori gjerman ka vendosur të largohet nga Bayerni pasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

AS ka raportuar se Real Madridi po monitoron situatën e Gnabryt dhe Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

Duke marrë parasysh që kontrata e lojtarit me Bayernin skadon në verën e vitit 2023, do të mjaftonin 45 milionë euro për tu blerë Gnabry.

26-vjeçari ka pasur një sezon mjaft pozitiv, ku në 45 ndeshje zyrtare me Bayernin ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Megjithatë në garë për të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here