Suhareka sonte ka festën e titullit. Një natë pasi siguruan edhe titullin në basketboll, qyteti i kupave do të festojë sonte bashkë me qytetarët dhe yjet e estradës.
Njoftimi është dhënë nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ndërsa gjithçka do të nis në orën 19:00.
“Sonte po festojmë për kampionët. 🎇🏆🏀
Suhareka ndihet e privilegjuar me sukseset e sportistëve tanë.
Ejani të gjithë sonte në Sheshin e Qytetit nga ora 19:00.
Sonte në koncert festojmë dhe thërrasim me një zë për kampionin tonë Golden Eagle YLLI” thuhet në njoftimin e kryetarit./Indeksonline/