20 vjet BDI/Ahmeti: Duhet pajtuar me të mundshmen dhe jo me atë që është e parealizueshme

0
53

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një interviste kushtuar përvjetorit ë 20 të themelimit të partisë me të cilën ai udhëheq ka thënë se gjatë këyter dy dekadave ai bashkë me kolegët e tij në parti kanë luftuar e janë angazhuar për sisteme pluraliste, për sisteme shumë partiake, procese këto gjatë të cilave është dashur të pajtohen me të mundshmen dhe jo me atë që është e parealizueshme.

“Qëllimet sigurisht janë shumë më madhore, por këto janë procese dhe në procese duhet të pajtohesh me të mundshmen dhe jo atë që është e parealizueshme. Ne përpjekjet të gjitha i kemi bërë kolegjialisht, që gjërat t’i bëjmë të prekshme, të pranueshme për qytetarët edhe pse asnjëherë njerëzit të gjithë nuk mund t’i bësh të gëzuar dhe të kënaqur sepse fundi i fundit ne kemi luftuar dhe jemi angazhuar edhe për sisteme pluraliste, për sisteme shumë partiake”, ka deklaruar Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here