Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Bajram Begajn për përzgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë.
Përcjell urimet e mia më të sinqerta ndaj z. Bajram Begajt për përzgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në sfidat e misionit të lartë politik me të cilin është ngarkuar.
Bashkë do të vazhdojmë projektimin e së ardhmes më cilësore kombëtare të vendeve tona dhe hapërimin e sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Europian.