Ndahen Gerard Pique dhe Shakira

0
56

Shakira dhe partneri i saj, Gerard Pique, kanë njoftuar ndarjen e tyre.

Këngëtarja kolumbiane, 45-vjeçare, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj, futbollistin 35-vjeçar, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Në deklaratën e Shakiras thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre.
Faleminderit për mirëkuptim”.

Shakira dhe Pique (Foto: Shutterstock)

Çifti kanë qenë së bashku që nga viti 2011, gjersa ishin takuar gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën e saj “Waka Waka”.

Edhe pse nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Gerard kanë mirëpritur dy djem: Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.

Në raportimet paraprake u tha se ylli e Barcelonës e ka tradhtuar artisten me një vajzë 20-vjeçare.

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

Kjo duket të jetë me gjasë edhe arsyeja e ndarjes së dyshes së famshme, ndonëse nuk është thënë asgjë më shumë.

Këto ditë mes tjerash u tha se Shakira është duke marrë një trajtim në një spital në Barcelonë, pasi pësoi një sulm ankthi. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here