Petrovska: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk duhet të anulohet

0
75

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska herët në mëngjes sipas kohës amerikane në Shtëpinë e Bardhë pati takim me Amanda Slot, drejtoreshë për Evropën, me Dejvid Fabrici, drejtor i NATO-s dhe çështjeve evropiane dhe Admir Muzuroviç, drejtor për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në kuadër të Këshillit për Siguri Nacionale.

Në takim, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, u fol për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në kontinentin evropian, e cila kërkon unitet, aleancë dhe integrim efikas. Ministrja Petrovska porositi se pikërisht procesi i integrimit evropian u bë çështje e sigurisë e prioritetit më të lartë që e përshëndeti mbështetjen e fuqishme amerikane për fillimin e paanulueshëm të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Çështja e fillimit të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, veçanërisht në realitetin e sotëm të sigurisë në Evropë është çështje e prioritetit më të lartë. Evropa dhe NATO duhet të mbeten të bashkuara në dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën dhe duhet të punojnë në integrim akoma më të fuqishëm zë vendeve të cilat i ndajnë vlerat e njëjta. Maqedonia e Veriut me faktin se tërësisht është harmonizuar me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë tregoi se është partner real dhe se të ardhmen e saj e sheh në BE”, tha ministria Petrovska.

Petrovska nënvizoi se vendim pozitiv për fillimin e negociatave nevojitet menjëherë pasi në këtë mënyrë do të përforcohet siguria e rajonit, si pjesë e rëndësishme gjeopolitike e Evropës, do të pamundësohet ndikimi i vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor dhe do të ruhet kredibiliteti i BE-së.

Në takim u fol edhe për përballjen me kanosjet hibride, duke i përfshirë edhe dezinformatat të cilat mund të kenë efekt destabilizues në shoqëritë në rajon.

Drejtoresha Sllot, siç potencon, shprehu mbështetje të fuqishme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për të cilën tha se nuk duhet të pësojë anulimi i mëtejmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here