Roma ka tri alternativa për ta zëvendësuar të larguarin Henrikh Mkhitaryan

0
50

Henrikh Mkhitaryan është larguar nga Roma pas tri viteve qëndrim në kryeqytetin italian.

Mesfushori armen nuk ka pranuar ofertën e Romës për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur t’i bashkohet Interit si futbollist i lirë.

Roma kërkoi me ngulm ta mbante në skuadër armenin, por nuk ishte në gjendje t’i ofronte më shumë se 3,7 milionë euro në sezon.

Gjithsesi trajneri i Romës, Jose Mourinho tanimë është pajtuar me largimin e armenit dhe po mendon për ta zëvendësuar atë.

Calciomercato ka raportuar se Giallorosët tanimë kanë një listë me tre emra ku njëri nga ta do t’iu bashkohet si zëvendësues i të larguarit Mkhitaryan.

Jesse Lingard i Manchester United, Isco i Real Madrid dhe Mario Gotze i PSV Eindhoven janë alternativat e Romës.

Anglezi Lingard e spanjolli Isco janë më të arritshëm pasi nga 30 qershori janë pa kontrata, derisa Gotze vazhdon të ketë kontratë me klubin holandez.

Gjithnjë sipas mediave italiane njëri nga lojtarët pritet të transferohet te Roma, ku favorit mbetet Lingard për faktin se Mourinho ka punuar me të dhe ai ka marrëdhënie të shkëlqyer me dyshen angleze të Romës, Chris Smalling dhe Tammy Abraham. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here