zv/Ministri Bushi: Familjet e dëshmorëve janë amanet për BDI-në

0
62

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 20 të BDI-së kanë vizituar familjarë të dëshmirëve.

zv/Ministri Bushi me këtë rast ka thënë se familjet e dëshmorëve janë amanet për BDI-në.

Ky është statusi i plotë i Bushit:

“Sot bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe në prani të bashkëluftëtarëve realizuam një takim me familjet e dëshmorëve dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Nderuam dhe kujtuam me këtë rast bijtë e bijat tona që ranë në altarin e rinisë me qëllim të ngritjes dhe lartësimit të dinjitetit kombëtar.

Falë sakrificës së këtyre familjeve ne tash e 20 vite kemi themeluar vatrën kombëtare të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Përkrahja e të gjithë neve bashkë është mision i përjetshëm nga i cili asnjëherë nuk do të heqim dorë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here