Zyrtare: Daniel Farke trajner i ri i Borussia M’Gladbach

0
74

Daniel Farke është zyrtarisht trajner i ri i Borussia M’Gladbach në Bundesliga 1.

Trajneri i njohur 45 vjeçar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Farke nuk vonoi shumë për të gjetur një klub të ri pas largimit nga Norwich, duke nënshkruar me Borussia M’Gladbachun deri në verën e vitit 2025.

Farke ishte trajner i Norwichit për katër vjet kur u shkarkua nëntorin e kaluar.

Trajneri kishte rënë dakord të merrte drejtimin e Krasnodar, por për shkak të luftës në Ukrainë ai nuk zhvilloi asnjë ndeshje zyrtare dhe u largua nga klubi rus.

Para se të merrte drejtimin e Norwich, ai ishte ulur në stol si trajner i ekipit të dytë të Borussia Dortmundit dhe SV Lippstadt në Gjermani. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here