20 vjetori i BDI/ Ahmeti: 20 vite më parë, u bënë bashkë çlirimtar, liridashës, idealist e misionarë për të themeluar familjen tonë të përbashkët

0
68

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup ka shënuar 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik, me të ftuar të shumtë nga të gjitha sferat në vend. Me këtë rast, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke elaboruar gjithë këtë rrugëtim dy dekadësh me plot sukses dhe sfida të cilat i ka tejkaluar me fitore në të gjitha ciklet zgjedhore për 20 vite me rradhë.

 

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe veteran, i nderuari Kryeministër Kovaçevski, ish Kryeministër Zaev, kryetarë të partive politike, ministra, kryetar kuvendi dhe deputetë, kryetarë komunash, drejtorë dhe funksionarë, të nderuar ambasadorë, media, të dashur qytetarë. Shumë të respektuar anëtarë të këshillave vendor, degëve, kryetarë të degëve, anëtarë të këshillit të përgjithshëm, forum i grave dhe forum rinor. Mirë se erdhët në ditëlindjen jubilare të familjes tonë të përbashkët, Bashkimi Demokratik për Integrim. Si sot, 20 vite më parë, u bënë bashkë çlirimtar e liridashës, idealist e misionarë, paqëbërës e paqëdashës, intelektualë e atdhetarë për ta themeluar familjen tonë të përbashkët me themele të shëndosha e të qëndrueshme, Bashkimin Demokratik për Integrim. Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra mijëra qytetarë në sheshet e Shkupit dhe të Tetovës, edhe atë me arsye të fortë e të shëndosh sepse kanë se për ç’farë të gëzohen e të festojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here