20 vjetori i BDI/ Ahmeti: 20 vjetori i sotëm i dedikohet rinisë e cila sot shënon 20 vite nga lindja

0
50

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup ka shënuar 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik, me të ftuar të shumtë nga të gjitha sferat në vend. Me këtë rast, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke elaboruar gjithë këtë rrugëtim dy dekadësh me plot sukses dhe sfida të cilat i ka tejkaluar me fitore në të gjitha ciklet zgjedhore për 20 vite me rradhë.

 

Të gjithë bashkarisht i gëzohen:

 

PAQES,

 

pajtimit,

zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit,

barazisë dhe drejtësisë,

demokracisë koncensuale,

integrimit të brendshëm, rajonal dhe atij euroamerikan

si dhe të ardhmes, agjendës së blertë.

 

Pas realizimit të barazisë dhe integrimit, jo rastësisht përqafuam agjendën e blertë. Agjenda e blertë është prioritet i mbarë botës demokratike sepse nënkupton cilësi të jetës, ajër dhe ambient të pastërt, shkolla dhe spitale cilësore, ekonomi konkuruese, zhvillim, përparim, infrastrukturë moderne, kulturë, por edhe luftë të pakompromistë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përpjekje për ta mbajtur rininë në vendlindje.

 

Këtu, me kënaqësi të veçantë para jush paralajmëroj vënien e gurthemelit të Koridorit 8 këtë verë dhe përgëzoj Qeverinë për këtë vendim. Gjithashtu, ftoj të gjithë pjesëmarrësit në shoqëri, politikanë, institucione, media, OJQ-të, gjyqësi e prokurori, ti hapim front nacional korrupsionit dhe ta ç’rrënjosim, jo me llafe, propagandë e shpifje, por me denoncime konkrete, pa gjueti shtrigash.

 

Gjithashtu, komunitetin ndërkombëtar, komunitet tjera në vend si dhe partitë politike në vend i porosis që tek Bashkimin Demokratik për Integrim do të vazhdoni ta keni partnerin besnik, të fjalës dhe të veprave, të idealeve dhe të vlerave, frontmen në betejat e lartëpermendura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here