Ali Ahmeti: Ky 20 vjetor i dedikohet dy dekadave të ardhshme, lidhni rrypin dhe rreshtohuni pas meje

0
69

Të nderuar të pranishem, motra dhe vëllezër

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe veteran, i nderuari Kryeministër Kovaçevski, ish Kryeministër Zaev, kryetarë të partive politike, ministra, kryetar kuvendi dhe deputetë, kryetarë komunash, drejtorë dhe funksionarë, të nderuar ambasadorë, media, të dashur qytetarë.

Do të doja të përshëndes të gjithë të pranishmit, bashkëveprimtarë të mi nga Kosova, si dhe delegacionin nga Partia Demokratike e Kosovës,

Shumë të respektuar anëtarë të këshillave vendor, degëve, kryetarë të degëve, anëtarë të këshillit të përgjithshëm, forum i grave dhe forum rinor.

Mirë se erdhët në ditëlindjen jubilare të familjes tonë të përbashkët, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Si sot, 20 vite më parë, u bënë bashkë çlirimtar e liridashës, idealist e misionarë, paqëbërës e paqëdashës, intelektualë e atdhetarë për ta themeluar familjen tonë të përbashkët me themele të shëndosha e të qëndrueshme, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra mijëra qytetarë në sheshet e Shkupit dhe të Tetovës, edhe atë me arsye të fortë e të shëndosh sepse kanë se për ç’farë të gëzohen e të festojnë.

Të gjithë bashkarisht i gëzohen: PAQES, pajtimit, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, barazisë dhe drejtësisë, demokracisë koncensuale, integrimit të brendshëm, rajonal dhe atij euroamerikan, si dhe të ardhmes, agjendës së blertë.

Paqja dhe pajtimi në vendin tonë u arrit në bashkëpunim me partitë politike maqedonase nëpërmjet të marrjes së përgjegjësisë së përbashkët për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e pajtimit përfundimtar midis komuniteteve.

Pas paqes dhe pajtimit, punuam për BARAZINË e cila erdhi nëpërmjet simboleve kombëtare, gjuhës zyrtare, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndarjes teritoriale, universitetit, dhe jo vetëm USHT, por edhe UNT si rezultat i vullnetit, pajtimit dhe i reflektimit.

Barazia u avancua në DEMOKRACI KONSENSUALE e cila u arrit nëpërmjet shumicës së dyfishtë të Badinterit, dakordimit konsensual të buxhetit, vendimmarjes në Qeveri dhe Kuvend, parandalim të majorizimit dhe margjinalizimit, afirmimit të diskriminimit pozitiv, kandidatura të përbashkëta konsensuale për President, Kryetar Kuvendi dhe së fundmi edhe për Kryeministër të vendit tonë të përbashkët.

Këto hapa sollën edhe deri tek INTEGRIMI i plotë në vend, në komunë, në qeveri, në kuvend, në administratë, në polici nga 170 policë në mbi 2.000, në ushtri nga 65 në mbi 2.000, në administratë nga 2% në mbi 21% dhe gjer në udhëheqjen më të lartë të të gjitha institucioneve të shtetit me përgjegjësi të plotë.

Integrimi në vend imponoi edhe integrimin rajonal nëpërmjet politikës tonë ZERO ÇËSHTJE TË HAPURA ME FQINJTË dhe instalimit të LINJAVE TË KUQE për partinë tonë që janë: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e fqinjësisë së mire.

Nga këto linja të kuqe KTHIM PRAPA SKA dhe kush do partneritet me ne, duhet të respektojë këto parime.

Këtu dua të përshëndes edhe autoqefalinë e kishës ortodokse të Maqedonisë me ç’rast u mbyll edhe një kontest tjetër i rëndësishëm për vendin tonë.

Integrimi rajonal vijon me INTEGRIMIN në vlerat EUROAMERIKANE dhe komunitetin EUROATLANTIK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here