Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Aurelién Tchouaméni në një marrëveshje të përhershme.
Plot 100 milionë euro do të kushtojë blerja e mesfushorit francez.
Tchouaméni do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me kampionët e Evropës.
Për mesfushorin ishte shumë e interesuar edhe PSG e Liverpool, por që francezi donte vetëm kalimin te Reali.
Zyrtarizimi i blerjes së Tchouaménit do të bëhet gjatë ditës së sotme./Indeksonline/