Bajrami: Buxheti i pashpenzuar nga qeveria është paaftësi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për paaftësi në lidhje me menaxhimin e krizës ekonomike.

Ajo ka thënë se “buxheti i pashpenzuar i qeverisë është paaftësi”. Deputetja e LDK-së, e ka kritikuar qeverinë edhe për mënyrën se si i ka shpërndarë pakot ekonomike, të cilat sipas saj, janë bërë pa kriter.

“Nuk ka kurrfarë logjike, nuk ka logjikë që pako të tilla po shpërndahen pa pikë kriteri”, ka thënë ajo.

Tutje, Bajrami ka thënë se partia e saj LDK, ka propozuar që të hiqet akciza dhe TVSH-ja, për disa produkte, por meqenëse, sipas saj, kjo nuk ka ndodhur, duhet të bëhet indeksimi i pagave për shkak të inflacionin të madh.

“Në kohën kur LDK e ka propozuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së, nuk e ka kërkuar në të njëjtën kohë indeksimin e pagave. Meqenëse, nuk është hequr akciza dhe TVSH-ja, kërkojmë indeksimin e pagave”, ka thënë ajo.

Bajrami ka theksuar se shpërndarja e 100 eurove për qytetarët ka qenë vendim i gabuar. Sipas saj, më mirë do të kishte qenë që shuma milionëshe të shpërndahej në sektorë që kanë nevojë dhe potencial, siç është ai i IT-së.

Lajmet e fundit

Arrestohen dy persona në Shkup, ja për çka akuzohen

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me datë 07.10.2022 në ora 01:05 në bulevardin VMRO në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësiti për Punë...

Ministria e Punëve të Jashtme apelon për sjellje të matur dhe dinjitoze në hapjen e qendrës bullgare në Ohër

Me rastin e paralajmërimit të hapjes së shoqatës së re të qytetarëve në Ohër, si dhe thirrjeve publike për të shprehur protestë kundër saj,...

Qeveria ngrin marzhën tregtare për produktet e qumështit

Qeveria në seancën e sotme të 87-të ka miratuar Vendim për plotësimin e vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara. Me...

NUREDINI: Infrastruktura e qëndrueshme është baza e gjelbërimit të ekonomisë

Gjelbërimi i ekonomisë po bëhet gjithnjë e më shumë një prioritet strategjik për qeveritë në mbarë botën. Në një përpjekje për të promovuar ekonominë...

Xhaferi: Përmirësuam përqindjen e përfaqësimit të shqiptarëve në Qendrën Sociale në Gostivar

Kryetari i degës së Gostivarit, Valdet Xhaferi ka njoftuar se numri i shqiptarëve në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivarë është rritur. Ai...