Policia jep detaje për aksionin në rajonin e Dukagjinit, 7 persona dërgohen në mbajtje

0
56

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në dhjetë lokacione në rajonin e Dukagjinit, ku u konfiskuan 68 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe mbi 400 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni i sotëm është kryer pas hetimeve disa mujore dhe pas pranimit të urdhëresës nga Gjykata, për të kryer kontrolle në dhjetë lokacione nën dyshimin për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike, shkruan lajmi.net.

“Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se si provë materiale që do të përdoret në procedurë të mëtejme ka konfiskuar: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here